Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke i prezantuar ndjekësve projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë njofton se projekti do të nisë së shpejti për të krijuar kushtet për turistët e shumtë që e vizitojnë.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit – Ujërat Termale të Bënjës – ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë!” shkruan Rama.
Ujërat termale të Bënjës kanë një temperature prej 26-32 ºC. Këto burime u shfrytëzuan nga shteti në vitet 1964-1975 dhe aktualisht ato janë të dëmtuara, sepse shfrytëzohen në mënyre të pa-organizuar nga banorë të qytetit të Përmetit gjatë verës, por edhe nga turistë të shumtë.



Të tjera
Man Utd e bën ylllin e Botërorit objektivin e tyre kryesor të verës
Kërkohet nga Interpoli, kolonelja serbe në pension: Dy pjesëtarë të xhandarmërisë nuk shkojnë në punë, por e ruajnë Radoiçiqin
9 gjëra që i bëjnë ata që kanë vetëbesim