Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar këtë të premte për një darkë në një nga restorantet e kryeqytetit.
Burime të Kanal10 bëjnë të ditur se tema kryesore e takimit ka qenë mundësia e krijimit të një koalicioni të ri qeveritar.
Sipas të njëjtave burime, Kurti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me tre deputetët e Nismës.
Limaj, përmes një koalicioni parazgjedhor me AAK-në, ka siguruar tre mandate në legjislaturën e re – pikërisht aq sa i mungojnë Kurtit për të formuar qeverinë vetëm me mbështetjen e Nismës dhe komuniteteve joserbe.



Të tjera
15 përsona ndiqen penalisht nga Policia e Tiranës, në ditën e 28-të të protestes
KQZ-ja cakton afatin për ankesa kundrejt rezultatit zgjedhor
Boronica e kuqe, antibakteriali i fuqishëm natyral