Një burrë 29-vjeçar në Austri, me peshë prej rreth 289 kilogramësh – i konsideruar si i burgosuri më i rëndë në vend – ka shkaktuar revolte për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta që kërkon për t’u mbajtur prapa grilave.
Ai u arrestua në Vjenë, në banesën ku iu gjetën sasi të mëdha droge: 45 kg kanabis, 2 kg kokainë, rreth 2 kg amfetaminë dhe mbi 2000 tableta ekstazi.
Fillimisht u vendos në burgun Josefstadt të Vjenës, por pas vetëm pak ditësh u transferua në burgun Korneuburg, rreth 15 km në veri të kryeqytetit, për shkak se pesha e tij pothuaj çau shtratin.
Në burgun e ri, atij i është siguruar një krevat special me strukturë të përforcuar dhe kujdes 24-orësh nga infermierë të jashtëm, raporton odditycentral.
Ky kujdes nuk është i lirë: kostot e mbajtjes mund të arrijë deri në 1800 euro në ditë, krahasuar me rreth 180 euro në ditë për një të burgosur “të zakonshëm”.
Nëse ky i burgosur do të transportohej, vetëm kjo procedurë do t’i kushtonte rreth 5000 euro për çdo udhëtim, ndaj ai po mbahet në burg dhe intervistat me të bëhen përmes video-lidhje për të kursyer shpenzime.
Këto ndërlikime financiare kanë ndezur një debat të nxehtë në shoqërinë austriake “ai i kushton dhjetë herë më shumë se një i burgosur ‘normal’, ndërsa qytetarët jashtë burgut shpesh presin muaj të tërë për një takim me mjekun”.



Të tjera
Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo
Fadil Fazliut i lejohet që të ketë kontakt me djalin e tij
Shkarkohet drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës