Reali proteston për një karton të kuq që konsideron që s’u dha mbrëmë – Ekonomia Online

Reali proteston për një karton të kuq që konsideron që s’u dha mbrëmë

Humbja nga Bayern Munichu nuk ka lënë vetëm zhgënjim nga rezultati te Real Madridi, por edhe shumë polemika për referimin.

Në veçanti, klubi “Merengues” është i irrituar për një episod kyç të ndeshjes: ndërhyrjen e Jonathan Tah ndaj Kylian Mbappé, e cila për madrilenët meritonte karton të kuq, përcjell “Gazeta Express”.

Vendimi i gjyqtarit për ta ndëshkuar vetëm me karton të verdhë është konsideruar “i pakuptueshëm” nga kampi i Realit, duke qenë se ndërhyrja ishte e rrezikshme dhe mund të kishte pasoja më të rënda për sulmuesin francez.

“Nuk e kuptoj se përse nuk u dha kartoni i kuq, janë vendime të pakompensueshme”, deklaroi trajneri Alvaro Arbeloa.

Në të njëjtën linjë është edhe ish gjyqtari Mateu Lahoz, i cili vendimin e ka definuar si “mjaft jokorrekt”, duke nënvizuar se kontakti ndodhi në një zonë delikate.

Situatën e zbut paksa eksperti gjerman, Lutz Wagner.

“Intervenim në limite, por kartoni i verdhë mund të jepet, është e drejt.”

Për ta komplikuar edhe më shumë situatën është edhe pezullimi i Aurélien Tchouaméni, i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe kështu do të mungojë në ndeshjen e kthimit.

Mesfushori nuk ishte aspak dakord me vendimin: “Nuk është kurrë karton i verdhë, është e padrejtë”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.

Kështu, përveç disavantazhit në rezultat, Real Madridi duhet të përballet edhe me mungesa të rëndësishme dhe me polemikat për arbitrimin.

Megjithatë, fokusi tashmë është te sfida e kthimit në Mynih, ku do të kërkohet një tjetër përmbysje për ta vazhduar aventurën në Champions League.