Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë kanë filluar të krijohen kolona të automjeteve dhe pritje të gjata të bashkatdhetarëve që po kthehen nga pushimet në Kosovë.
Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të mëngjesit të sotëm (ora 08:15), bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdar po pritet deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova.
Pritje për të dalë nga vendi ynë ka edhe Te Dheu i Bardhë, ku bashkatdhetarët po presin deri në deri 20 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më ta gjata se 03-05 minuta për të hyrë dhe dalë nga Kosova.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.




Të tjera
Zbulo nëse je në një martesë të palumtur
Arben Gashi godet Abdixhikun: Isha kritik i hapur….
“Drejtësia e prekshme për qytetarët” – Gërvalla viziton Zyrën për Ndihmë Juridike Falas në Gjilan