Hetuesit e Policisë së Kosovës e kanë ftuar për intervistim Rina Malokun, bashkëshorten e Festim I., i cili vdiq në rrethana të dyshimta të premten.
Bashkëshortja e Festim I. po merret aktualisht në pyetje nga hetuesit policorë në Prishtinë.
Burimet i thanë paparacit se intervistimi i saj është duke u zhvilluar bazuar në urdhrin e prokurorit të rastit, i cili është duke e hetuar vdekjen e stilistit 34-vjeçar.
Media ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës nëse është arrestuar Rina Maloku për rastin e të premtes.
Rasti është nën hetime në drejtim të veprës “Hetim mbi vdekjen”.
Festim I. u gjet pa shenja jete në banesën e tij pasditën e të premtes në afërsi të Rrugës B në Prishtinë.
Vdekja e tij u konstatua nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, tha Prokuroria Themelore në Prishtinë të hënën.
Policia tha të shtunën se viktima dyshohet se fillimisht e ka therur me thikë bashkëshorten e tij Rina Malokun dhe “më pas e ka goditur veten”.



Të tjera
Bimët mjekësore që i japin zgjidhje brenda muajit kolesterolit të lartë
Shkëlqeu edhe në Kupën e Botës, por nuk e bind Marescan: Man City e vendos në shitje yllin e skuadrës
Shqiptarët protestojnë në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së