Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka bërë reagimin e tij të parë katër ditë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë.
Hoti, i cili para Kuvendit kishte shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e LDK-së, nuk e shpalli kandidaturën e tij gjatë punimeve të Kuvendit.
Ai kishte refuzuar të deklarohej për media pas përfundimit të punimeve të Kuvendit zgjedhor.
E pak çaste me parë, Hoti ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me logon e LDK-së, ku shihet duke ngritur dy gishta simbol i kësaj partie.
Mbetet për tu parë në ditët në vazhim se cila do të jetë pozicioni i Avdullah Hotit në LDK.



Të tjera
Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit
E ardhmja e Rashford në pikëpyetje, Barcelona gati të heqë dorë nga transferimi i përhershëm
Keni lodhje fizike dhe probleme me pagjumësinë?