Ronela Hajati: Diddy është maniak me miliarda, te ne i gjen që nëpër autobusa

Këngëtarja Ronela Hajati së fundmi bëri një postim në lidhje me çështjen e reperit P.Diddy dhe për akuzat që rëndojnë mbi të.

Ajo në një shkrim tha se ka ca emra shqiptarësh që janë të ngjashëm sikurse ai, por pa përmendur ndonjë.

Duke qenë se ky reagim i saj shkaktoi shumë debat në internet, artistja shqiptare ka folur sërish.
Ronela Hajati (Foto: Instagram)

E njëjta thekson se Diddy është maniak me miliarda, pavarësisht se te ne mund t’i gjesh të tillë kudo.

Postimi i plotë i Ronelës (pa ndërhyrje):

“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë që ndodh.

I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kureshtje jo të shëndetshme.

Diddy është një maniak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në shoubizin tonë, artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen.

Mos i etiketoni njerëzit kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë.

Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë”.