Në një rrëfim me disa banorë, Vullnet Krasniqi, iu ka treguar një histori të pazakontë.
Gazetari zbuloi se si përfundoi duke konsumuar lëndë narkotike në qytetin e Marseille, në Francë, pas kontakteve të rastësishme me një grup dilerësh shqiptarë.
Sipas tij, gjithçka nisi kur ai e ngatërroi një rrugë, dhe u fut në rrugë të dyshimta, që e çoi atë drejt dilerëve.
Vullneti zbuloi se një nga dilerët ishte shqiptarë, të cilët e kishin ngatërruar këtë të fundit me një person tjetër që kishin menduar se mund të jetë.
I njëjti ndër të tjerash tha se përfundoi me ta duke pirë marihuanë.
“Duke ecur, sen skam ditë kam hy në një vend pa drita.. Secila rrugicë ka ndonjë nën rrugicë secila ndërtesë kishte drita të kuqe të verdha, ajo kishte qenë për njerëzit që blejnë drogë, me kode…”, u shpreh ai.
Tutje, theksoi: “Unë ma kapi që diçka nuk është në rregull, ata më thanë cila ngjyrë, më kapi aq shumë panika më humbi me gjuhë angleze e gjithçka, e vetmja gjë që mu kujtua ishte drita e kuqe, I thash shqip. Fati im i mirë ishte që ai tipi tjetër ishte shqiptar, dhe unë vetëm përsërisja drita kuqe më kapi panik…Filluam të flasim, dhe përfundova duke pirë bari me ta”.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë