Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për qytetarët që të përdorin në mënyrë të kujdesshme dhe të përgjegjshme ujin e pijshëm, si pasojë e rritjes së konsumit gjatë periudhës së verës, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij apeli është sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.
Qytetarëve u është kërkuar që të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për ujitjen e oborreve dhe kopshteve, larjen e trotuareve dhe hapësirave publike apo private, mbushjen e pishinave dhe rezervuarëve privatë, si dhe lënien e çezmave të hapura pa nevojë.
“Me bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit qytetar, mund të sigurojmë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjitha familjet, institucionet dhe bizneset. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kontributin tuaj në ruajtjen e këtij burimi të çmuar jetik”, thotë KRU ‘Prishtina’.



Të tjera
Mësohet vendi se ku do të luhet ndeshja Izrael – Kosovë
Mbyllet pjesa e parë, Spanja triumfon ndaj Arabisë Saudite
6 shenjat që lexohen në fytyrë kur ka mungesë vitaminash