Një rund i dytë i bisedimeve të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit është planifikuar për të enjten në Uashington.
Kështu ka paralajmëruar një zyrtari izraelit dhe një zyrtari nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, raporton CNN.
Takimi i parë midis zyrtarëve nga të dy vendet është zhvilluar të martën e kaluar, me ambasadorin izraelit, Yechiel Leiter dhe ambasadoren libaneze, Nada Hamadeh që morën pjesë në bisedime.
Bisedimet do të jenë përsëri në nivel ambasadorësh, kanë thënë zyrtarët.
Zyra e presidentit të Libanit tha më herët sot se delegacioni i vendit do të udhëhiqet nga Simon Karam, një ish-ambasador libanez në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-të “mirëpresin angazhimin produktiv që filloi më 14 prill”, duke shtuar se “ne do të vazhdojmë të lehtësojmë diskutimet e drejtpërdrejta dhe me mirëbesim midis dy qeverive”.
Para bisedimeve të javës së kaluar, Izraeli dhe Libani nuk kishin zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për dekada të tëra. /Klankosova.tv



Të tjera
FSK drejt Gazës, Maqedonci: Ky është tregues i pjekurisë së shtetit
Akuza nga PDK ndaj Kurtit: “Nuk i dhamë kënaqësinë të luajë me emra”
Vendim i Haxhiut: Forca e Sigurisë së Kosovës drejt Gazës