Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat mbi performancën financiare të kompanisë së ujësjellësit “Ibër-Lepenci”, pas publikimit të djeshëm të bisedave të kryeshefit të kësaj kompanie.
Murati thotë se deri në vitin 2022, kjo ndërmarrje kishte punuar me humbje, teksa vetëm nga viti 2022 e tutje, ka nisur të operojë me fitim.
“Sa herë që i dëgjoni piskamat e tyne, dijeni që pa dashje ua kemi shpu me gjylpanë dorën që e kanë pasur të futur në thes, teksa kemi qenë duke e qepur thesin e shqyer”.
Kjo më poshtë është performanca financiare e “Ibër-Lepencit” në 10 vjetët e fundit. Siç edhe shihet, ndërmarrja vetëm prej vitit 2022 e këtej ka filluar të operojë me fitim, kurse të gjithë vitet e tjerë paraprakë ka operuar me humbje 3-4 milionë euro në vit.
I lus mediat e pavarura të na tregojnë se kush ka udhëhequr “Ibër-Lepencin” përgjatë viteve sa ka punuar me humbje milionëshe”, shkroi Murati.



Të tjera
Holanda kundër Marokut ka ardhur “shumë herët” për Ronald Koeman
PDK ngre alarmin! Haxhiu dhe Kryeziu ankohen në PZAP: “Rezultatet e KQZ-së janë të pasakta”
Barcelona heq dorë nga Julian Alvarez? Harry Kane del papritur në skenë