Ështe mbajtur sot seanca në Apelin e Posaçëm, pasi Belinda Balluku i është drejtuar për të hequr masat e vendosura nga GJKKO ndaj saj. Në seancë, Balluku nuk ka marrë pjesë, por është përfaqësuar nga dy avokatët e saj, mes tyre motra e zv.kryeministres.
Belinda Balluku ka ankimuar në Apel masën e sigurimit ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Pas më shumë se një ore seancë, Gjykata vendosi lënien në fuqi të ndalimit për të dalë jashtë vendit.



Të tjera
PDK ngre alarmin! Haxhiu dhe Kryeziu ankohen në PZAP: “Rezultatet e KQZ-së janë të pasakta”
Barcelona heq dorë nga Julian Alvarez? Harry Kane del papritur në skenë
SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit