Presidenti amerikan Donald Trump, duke pritur Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, tha se ai është “shumë konfident” se paqja mund të arrihet shpejt në Gaza, raporton CNN.
Trump e bëri këtë deklaratë pas shtrëngimit të duarve me Netanyahun në portikun e Krahut Perëndimor. Dy burrat pritet të takohen në Zyrën Ovale sot përpara se ta mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Të dy ngritën gishtin e madh lart përpara se të hynin në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa Trump shprehu besim për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës në Gaza dhe do të siguronte lirimin e pengjeve të mbetura, Netanyahu qëndroi pranë duke buzëqeshur.
Ai nuk u përgjigj kur u pyet nëse ishte dakord.



Të tjera
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia