“Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e njëzetë nga data e publikimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Kjo rregullore është plotësisht e detyrueshme dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në shtetet anëtare në përputhje me Traktatet”, thuhet në dokument.
Ambasadori i Serbisë në BE, Danijel Apostoloviq, ka thënë se ky është një lajm i mirë, sepse heq padrejtësinë dhe trajtimin diskriminues të BE-së ndaj serbeve të Kosovës. Ai ka thënë se ky vendim është rezultat i luftës diplomatike të zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë, raportojnë medisat serbe.
Rregullorja e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për amendamentet e Rregullores në lidhje me mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Administrata Koordinuese e Serbisë u nënshkrua më 18 shtator në Strasburg nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metzola dhe ministri për Çështjet Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së.
Qeveria e Kosovës kishte thënë se Komisioni Evropian nuk e ka konsultuar dhe informuar në lidhje me propozimin për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë të cilët jetojnë në Kosovë.
Ekzekutivi e kishte konsideruar “shkelje të papranueshme të sovranitetit”, ndërsa i kishte bërë thirrje BE-së që pasaportat serbe t’i trajtojë si të paligjshme.
Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024, kanë fituar mundësinë që të lëvizin pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian, por lëvizja e lirë pa viza nuk kishte vlejtur edhe për poseduesit e pasaportave ilegale serbe.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë