Në Kosovë është shënuar përvjetori i Dytë i Hyrjes në Fuqi të Marrëveshjes së Kompaktit, i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (Millennium Challenge Corporation-MCC) dhe Qeverisë së Kosovës, implementuar nga Llogaria e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCA – Kosovë).
Marrëveshja e Kompaktit ka për qëllim rritjen e sigurisë energjetike në Kosovë, përmes zbatimit të një prej projekteve më inovative të ruajtjes së energjisë në rajon.
“Programi ka hyrë në fuqi para dy vitesh. Për rreth një vit ka pasur shumë paqartësi për të ardhmen e tij. Ka qenë një periudhë shumë e rëndësishme. Jo vetëm se kishim frikë se do ta humbim atë, por se pa këtë program nuk do të mund t’i integronim burimet e ripërtërishme të energjisë. Kjo na dha një mundësi që të gëzohemi kur programi u vazhdua nga administrata e presidentit Trump. Kjo ishte një vulë e rëndësishme që ju dha partneritetit tonë, marrëdhënieve tona me SHBA-të që kanë qëndruar me ne në kohë të vështira e të mira. Programi është i dizajnuar në hapë me kohën dhe zhvillimet globale”, ka deklaruar ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli.
Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e MCA-Kosova, theksoi se ky program paraqet një nga investimet më të mëdha në Kosovë.
“Programi ndikon në forcimin e sigurisë energjetike, investime në kapitalin njerëzor dhe nxitjen e investimeve të sektorit privat. Sot ky angazhim po përkthehet në rezultate konkrete. Kemi avancuar në fazën finale të prokurimit. Ky përfaqëson një nga investimet më të mëdha në dekadat e fundit”, ka thënë ajo.



Të tjera
Si të sillemi me fëmijët tekanjozë në të ngrënë
Kërcënon Vuçiq: Tani do të kishim me çfarë të luftonim, por duam paqe në Kosovë
Muja merr vendim për forcimin e sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit