Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit në mbledhjen e mbajtur të hënën.
Shpallja e konkursit u bë me pesë vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë pune.
Që nga viti 2022, Kosova është me ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, pasi Blerim Isufaj nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Prokurori Besim Kelmendi është ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit



Të tjera
Apeli vërteton dënímet për Millenkoviqin e Vllajiqin, ia ul dënímin Pantiqit
Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë
Produktet që e zëvendësojnë sheqerin