1

“Shpërthen” Çun Lajçi ndaj atyre që po shkruajnë zi e më zi për Kurtin: “Shuj ti! Mshele! E di ti kush jam unë?”

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka folur për reagimet opizitare, që e kritikuan kryeministrin Albin Kurti, i cili për takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, vendosi tri kushte.

Teksa ka komentuar deklarimet e analistëve nëpër studio televizive, ai ka thënë se nga “gjithë kjo që po flitet, mua ky i “keqi” Albin po me del ma i mirë se të gjithë “t’mirët” tuaj!”, përcjell Bota e Lajmeve.

 

Reagimi i tij në Facebook:

Vllazni

Po du me sha e s’po du me ndye gojën! Me i përqeshë po dua do gjynaha, por s’çon n’kandar se t’përqeshun janë që pas luftes e këndej!

Me i mallkua s’po guxoj, se s’po dua me ra mallkimi mbi fëmijët, – se ata s’kanë faj që prindërit e tyne janë shpirtzi, zemër katran e pa kurrfar feje! Të shitun e të stërshitun, të ai i paraluftës e të ky i pasluftës! Të vërbuem nga pasunia!

Po dua me vjell, por çka të nxjerr nga lukthi, kur akoma s’jam ba hajn si ju me hangër e mos mu ngi!

Me iu sha s’ma banë pleqnia se m’ka lëshua huxhuti e me hesht s’po muj! Madje as pa lexua s’po muj baj gjumë e çdo i dyti po shkruen zi e ma zi për Kurtin.

– Autogola paska ba po thonë me tri kushtet që i vuni për dialog!

O njerëz!

Leht asht me dal n’fotografi me Putinin e Vuçiqin por vështirë asht mos me coptua atdheun!

Edhe

Ma shyhret asht me të dashtë Amerika e me t’pranua Bideni, por edhe ma gajbet asht me tradhtua atdheun e me t’quejt tradhtar!

– Kurti duhet ti nënshkruejë marrëveshjet, thoshte nji politikan mbramë! Ai tjetri që i lëpinë buzët thoshte Kurti na shiti për interesa politike!

Nji tjetër i AKI-së thoshte: BIA i ka spiunët shqiptarë n’FSK, në Kuvend, në gazetari, në polici, edhe Komandantët punojnë për BIA- n serbe!

Edhe ai hoxha i Drenicës tha, – krejt vehabistët janë serbë e rusë!

Vllazni

Ne kurgja s’paskemi ba, ose ma mirë me thanë, – partitë politike 20 vjet paskan rekrutuar spiuj t’Serbisë për me shkatërrua Kosovën!

Mbramë dy njerëz të sigurimit të shtetit, ia mbyllnin gojën njëni-tjetrit, – shuj ti! Mshele! E di ti kush jam unë!?

– Atë far Shehollin thoshte po e përdorim për kundërzbulim, që i bie, – spiun po, por i sigurt medemek!

Nga gjithë kjo që po flitet, mua ky i “keqi” Albin po me del ma i mirë se të gjithë “t’mirët” tuaj!

Paj nanën… Jo s’po shaj se s’du me ndy gojën me spiuj!