Santiana Maloku ka reaguar ashpër me një postim të publikuar në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Bukuroshja nga Gjakova ka shpërthyer ndaj përdoruesve të internetit për shkak të komenteve negative që merr çdo ditë.
Ajo thotë se që nga Big Brother nuk është lënë rehat, duke marrë mesazhe nga më të këqijat.
Postimi i plotë i Santianës (pa ndërhyrje):
“Popull më negativ se shqiptarët kurrë në jetë nuk kam parë, vrer prej gojës, helm kishit pas brenda. Definitivisht mirë e kan pas kur kan thënë që gjakun ta fal e suksesin jo. Kur u bonet bre kaq moralista?
Mos dilni nëpër protesta, kur po vrahet naj gru, e kur po lëndohen çikat e po keqtrajtohen. Kishe qaq po brengoseni. Veç sa me ju kap gazetat e televizionet. Pa e përjashtu edhe gjininë femërore.
Paragjykimet janë ato që budallenjt i përdorin për arsye. Qenie poshtër”.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë