Një person ka njoftuar se ka dëgjuar një shpërthim në Podujevë, mbrëmë rreth orës 02:24.
Njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se ndodhi shpërthimi, dhe kanë njoftuar njësinë për deminim dhe hetuesinë për të nisur hetimet.
Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
”Podujevë / 29.09.2024 – 02:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, rasti në procedurë hetimore.” – thuhet në raport.



Të tjera
SHBA-të nisin një súlm të “fuqishëm” ndaj Iranit
Mosha dhe komplimentet
Shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s parashikohen të kalojnë 1.8 trilion dollarë në vitin 2026