Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila në mbledhjen e saj të 271-të ka miratuar ndarjen e 304,511.16 eurove për mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, transmeton Kosova Post.
Sipas Sinanit, ky vendim është dëshmi e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për arsimin, kulturën dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Falë këtij vendimi, 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore në Luginë do të përfitojnë 35,448 tekste shkollore në gjuhën shqipe, duke ndihmuar kështu në ruajtjen dhe forcimin e arsimit shqip dhe të identitetit kombëtar,” ka deklaruar Sinani.
Ajo ka shtuar se një pjesë e fondeve do të përdoret gjithashtu për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës, me qëllim që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në SHBA, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare, në kërkim të barazisë dhe të drejtës.
“Ky vendim është më shumë se një akt administrativ – është shprehje e kujdesit institucional dhe përgjegjësisë kombëtare që Kosova vazhdimisht po dëshmon ndaj shqiptarëve në Luginë,” theksoi Kryetarja e Preshevës.
Në përmbyllje të reagimit të saj, Sinani ka shprehur falënderim të sinqertë për Kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.



Të tjera
SHBA godet më shumë se 80 objektiva në një raund të ri “sulmesh hakmarrëse” kundër Iranit
Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani 2 vezë në ditë
Policia sekuestron 10 motoçikleta dhe shqipton 57 gjoba brenda një dite në Prishtinë