Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu shpalosi sot objektivat e mbrojtjes në programin qeverisës 2025-2029.Mbrojtja përbën një kapitull të rëndësishëm në Programin Qeverisës 2025-2029, ku objektivi madhor është që Shqipëria pritet të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes.
Sipas tij, në programin për mbrojtjen parashikohet rritje buxheti, vënia në funksion e industrisë ushtarake “Made in Albania”, zgjerimi i kapaciteteve detare, fuqizimi i mbrojtjes civile, infrastruktura në funksion të NATO-s, e shumë të tjera të cilat do ta rendisin Shqipërinë me krenari krah aleatëve.
Prioritet është edhe rritja e kapaciteteve detare ku synohet zgjerimi i flotës me 3 anije të reja dhe modernizimi i flotës ekzistuese.
Po ashtu, te mbrojtja civile parashikohen të kryhen investime në 2 avionë zjarrfikës, flotë të përforcuar tokësore dhe ngritja e 4 qendrave të reja rajonale të emergjencave civile.
Sa i përket zhvillimit të personelit ushtarak, do të ketë vijim të rritjes së pagës së ushtarakëve, duke arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029 si dhe rritjen e numrit të Forcave të Armatosura.
Te kарасіtetet reaguese dhe inovacioni, objektiv është zhvillimi i aftësive reaguese në territor përmes sistemeve inteligjente dhe funksionalizimit të numrit kombëtar/ndërkombëtar 112.
Tjetër prioritet është edhe infrastruktura kritike dhe mobiliteti ushtarak, ku parashikohet modernizimi i infrastrukturës dhe përfundimi i investimeve në Korridorin VIII për lëvizjen e Aleancës, me pikënisje në Porto-Romano.
Kurse te projektet në zbatim deri në vitin 2029, parashihet, përfundimi i kantierit të Spitalit të Traumës, ngritja e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, ndërtimi i Kampusit të Ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, krijimi i Kompleksit të Inovacionit Ushtarak në Bërzhitë, finalizimi i Poligonit Ndërkombëtar në Bizë.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni para se të flini
Kastrati Group ndez atmosferën në Pejë
Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh