Komenti që tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve dje – dhe ndoshta argëtoi disa të tjerë, ishte ai i shefi të NATO-s, Mark Rutte, i cili iu referua Donald Trumpit si “baba”.
Tani duket se edhe Shtëpia e Bardhë është argëtuar po aq shumë nga komentet.
Administrata ka vendosur qartë të argëtohet pak me fjalët duke ndarë një video të vizitës së presidentit në Hagë, e shoqëruar me këngën “Hey Daddy” nga artisti amerikan Usher, transmeton Klankosova.tv.
Pra, çfarë u tha në samitin e NATO-s?
I pyetur për luftën e Izraelit dhe Iranit dje, Trump i krahasoi të dy kombet me “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”.
Ai shtoi: “Lërini të luftojnë për rreth dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh”.
Rutte më pas bëri shaka: “Dhe pastaj baba ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t’i ndaluar”.



Të tjera
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave