Komuna e Drenasit njofton se për shkak të vërshimeve, borës, ngricave dhe mungesës së ujit të pijes në disa zona, kryetari i Komunës ka vendosur pezullimin e procesit mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor, transmeton KosovaPost.
Procesi mësimor do të rifillojë të mërkurën, më 14 janar 2026.
“Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor. Komuna e Drenasit do të vazhdojë të njoftojë me kohë për çdo zhvillim të ri. Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftim.
Më herët, edhe Komuna e Malishevës dhe ajo e Fushë-Kosovës kanë njoftuar shtyrjen e procesit mësimor për shkak të vërshimeve dhe pasojave nga to.



Të tjera
Problemet me ereksionin mund të parandalohen me këtë veprim
Real Madridi përgatit largimin e shtatë lojtarëve
UP të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj