Ish-banorja e Big Brother VIP, Xheneta Fetahu, ka reaguar përmes një postimi në Instagram pas spekulimeve rreth qëllimit të vërtetë të hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në mesazhin e saj, Xheneta sqaron se pranimi i sfidës së mosreagimit nuk kishte të bënte me ndonjë ndjenjë mallëngjimi apo dëshirë për ribashkim me dikë specifik. Ajo thekson se qëllimi i saj ishte të tregonte se njerëzit që nuk kanë guxim të përballen drejtpërdrejt, shpeshherë krijojnë versione të ndryshme pas shpine.
“Nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim,” shprehet ajo, duke përgënjeshtruar aludimet mbi motivet e saj.
Xheneta gjithashtu nënvizon se ka vijuar përpara në jetën e saj private dhe është e shkëputur nga gjithçka që ka ndodhur në “Bigu”.
“Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij,” shton ajo.



Të tjera
SHBA-të japin ultimatum për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë
Stresi dërgon 15 mijë vota për Labinot Rexhën
Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane