Mëngjesin e sotëm një person është plagosur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. 40-vjeçari u dërgua për trajtim në QKUK dhe gjendja e tij tani është stabile.
Rruga u njollos me shenja gjaku.
Kjo pasi mëngjesin e së mërkurës, një person u plagos aty.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Si pasojë, 40-vjeçari mori plagë në këmbë dhe pësoi thyerje të kockës.
“Pacienti është i moshës 40 vjeç, është i plagosur me armë zjarri në ekstremitetet e poshtme në anën e majtë si dhe ka thyerje të kockës. Gjendja është stabile”, ka thënë mjeku specialist në QKUK, Egzon Duraku.
Rastin për televizionin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen. Dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.
Në këtë lagje, ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodhur pasi edhe më herët ka pasur gjuajtje me armë.
Në gusht të këtij viti, një grua e moshës 55 vjeçare kishte vrarë me armë zjarri kunatin e saj 60 vjeçar.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë