Rreshtit të parë i prinë nga Lagjja Velania në Prishtinë.
Kështu rreth 30 mijë studentë shqiptarë, iu drejtuan objekteve të institucioneve arsimore në kryeqytetin e sotëm të Kosovës.
Kjo për t’i liruar këto objekte të uzurpuara nga regjimi serb.
Por, puna për organizimin e protestës studentore të 1 Tetorit të Vitit 1997-të, kishte filluar shumë më herët.
“Nga 4 shkurti kur jam zgjedh kryetar i organizatës me një platformë të qartë se do të bëjmë demonstratë. 3:05 Gjatë verës së vitit 1997 ne e kemi shfrytëzuar për të bërë takime edhe me udhëheqës të partive politike, duke përfshirë Rugovën e Demaçin dhe persona të tjerë të partive politike, të sindikatave të ndryshme të punëtorëve, profesorët që t’i ndihmojmë dhe të kërkojmë mbështetjen. Në shumë raste mbështetja ishte vetëm deklarative”, thënë Dugolli.
Ky thotë se e kërkuan edhe mbështetjen e liderëve politik të asaj kohe.
Por shumë shpejt, u kontaktuan edhe nga ndërkombëtarët.
Por, kërkesat e studentëve shqiptar, nuk u pritën mirë nga regjimi serb.
“Strategjia ka qenë që të zbresim në qytet dhe të futeshim në objekte pavarësisht çmimit. Por ata gjetën strategjinë që të na rrethonin nga të gjitha anët dhe të mos na lejonin të zbresim në qytet. Dhe sic e dini rreshti jonë që ishte i shoqëruar nga shumë qytetarë u bllokua në Velani tek rruga “1 Tetori” tek ajo pjesa e transformatorëve….8:25 Ata filluan me lëviz me mjete të blinduara dhe ne e menduam që do të na shkelnin dhe ndjenjat janë si cdo të riut se po e sheh vdekjen me sy”, është shprehur Dugolli.
Por, pavarësisht se dhuna u përdor për ta ndërprerë protestë, kjo nuk arriti ta ndal edhe jehonën e saj në arenën ndërkombëtare.
“Nuk kishte ndodh asnjëherë në histori të Kosovës që një prezencë e medieve të huaja të transmetonin se çfarë po ndodh në Kosovë. Dhe skenat që u shfaqen në mediat ndërkombëtare në mbrëmje bën që të kthehen reflektorët nga Kosova”, ka theksuar Dugolli.
Në ballë të protestës, ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Ky i fundit tha se kjo protestë, tha se i parapriu luftës së UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës.



Të tjera
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë