Në Siri u fal namazi i parë i Kurban Bajramit pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, raporton Anadolu.
Mijëra njerëz u dyndën për namazin e Bajramit në Xhaminë Emevite, me rëndësi historike, në kryeqytetin Damask.
Besimtarët që falën namazin e parë të Kurban Bajramit pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, qëndruan në rresht të shoqëruar nga tekbire.
Pjesëmarrësit nga qytete të ndryshme në namazin Bajramit në Xhaminë Emevite, u lutën për sigurinë dhe paqen e vendit.
Gjithashtu edhe në qytete të tjera mijëra njerëz pas namazit të Bajramit vizituan varret e të afërmve të tyre.



Të tjera
Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?
Forcat e NATO-s nisin stërvitjet në shkallë të gjerë në Poloni
Kripa përdoret edhe si produkt kozmetike