Edhe pak minuta pritet që deputetët e Kosovës të mblidhen në tentativën e 22-të për konstituim të Kuvendit.
Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës Avni Dehari ka thënë se i ka rënë hise të udhëheq seancën për shkak të moshës.
Dehari para mediave tha se nuk është në atë pozicion për t’i dhënë ose jo zgjidhje këtij ngërçi politik.
“Nuk jam as për t’i dhënë zgjidhje, as për të mos i dhënë zgjidhje. Më ka rënë hise për shkak të moshës, jo për ndonjë privilegj”, ka thënë Dehari.
Ndryshe, Kuvendi nuk po arrin të konstituohet, pasi partia fituese e zgjedhjeve LVV, nuk po arrin të sigurojë votat e mjaftueshme për kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.telegrafi.



Të tjera
Sasia e ujit që duhet të pini në bazë të peshës
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët
Serbët e doʻgjën në lúftë, Kurti njofton marrëveshjen për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit