Sot është mbajtur ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në media u raportua se asnjë nga familjarët e familjes Jashari nga Prekazi nuk ishin prezent në varrimin e babait të ish-Presidentit Thaçi.
Po ashtu, nuk kishte as ndonjë telegram ngushëllimi nga familja Jashari drejtuar familjes Thaçi.
Pas gjithë kësaj, ka folur Bekim Jashari, ish-kryetar i Skenderajt dhe familjar i familjes Jashari.
Jashari nuk ka dhënë sqarime apo arsye rreth aludimeve, duke thënë se do të dëgjohet më vonë.
‘’Jam mysafir, nuk mund të flas. Dëgjohemi më vonë’’ tha shkurt Jashari.



Të tjera
Xhudistja Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026
Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë shëndetin mental
MINTI publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot