Maratona e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ vazhdon edhe sot me katër ndeshje në program që janë për tu zhvilluar.
Në fakt do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, pasi katër ekipet përfaqësuese nga Grupi E dhe katër të tjerat nga Grupi F do të zbresin në fushë.
Sllovakia do të përballet me Rumaninë në Deutrche Bank Park në Frankfurt, derisa Belgjika dhe Ukraina luajnë në MHP Arena në Stuttgart.
Të katër kombëtaret zbresin në fushë vetëm për fitore për të kaluar tutje.
Ndërkohë me fillim nga ora 21:00 do të zbresin në fushë katër kombëtaret e Grupit F si Portugalia, Gjeorgjia, Turqia dhe Republika Çeke.
Portugezët do të përballen me Gjeorgjinë dhe kërkojnë ta mbyllin Grupin me pikët maksimale, derisa dueli kryesor është ai mes Turqisë dhe Republikës Çeke ku vendoset se cila kombëtare do të kualifikohet tutje.
Të tjera
Me xhaketë lëkure dhe syze dielli, Adriana Matoshi betohet si deputete në legjislaturën e saj të dytë: Për angazhim dhe dashuri për vendin tim
Man City mendohet të bëjë një lëvizje mahnitëse për yllin e Liverpoolit
Haradinaj tregon se cilët emra të LVV-së do t’i votonte për kryeparlamentar