Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet që sot të shpallet aktgjykimi ndaj ish-punëtores së OSBE, Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për veprën penale të spiunazhit.

Gjatë fjalës përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal prej 25 vjetësh burgim për këtë rast.

Shpallja e aktgjykimit ndaj Gjukanoviqit pritet të bëhet në orën 13:00.

Më 4 shtator të vitit të kaluar Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj ish zyrtares së OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq.

Sipas Prokurorisë, ajo siguroi e shpërndau informacione të ndjeshme tek BIA serbe, të cilat cenonin rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ajo u arrestua më 28 shkurt 2025.