Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të elitës kroate, Dinamo Zagreb arriti një fitore me rezultat 4-1 ndaj Slaven Belupos, ku Arbër Hoxha ishte protagonist absolut në pjesën e parë.
Në minutën e 41’, Dinamo arriti të thyente mbrojtjen e Slaven me Hoxhën që shënoi për 1-0.
Vetëm pak minuta më vonë, në kohën shtesë të pjesës së parë, Dinamo e rriti epërsinë, me Hoxhën që pasoi saktë topin te Kulenović që shënoi për 2-0, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë. Dinamo shënoi edhe dy herë në pjesën e parë.
Hoxha u zëvendësua, por ndikimi i tij në 45 minutat e para ishte vendimtar, duke u vlerësuar me notën 8.5 nga SofaScore.
Përveç një gol dhe një asist, ai kishte gjashtë driblime të suksesshme nga tetë sa provoi.



Të tjera
Vetitë shëndetësore të rrepave
Ja si të holloni gjakun dhe të parandaloni mpiksjen e gjakut
Gjini: Kushdo që kërkon votat e Aleancës për Presidentin duhet t’i pranojë këto 6 kërkesa në të mirë të qytetarëve të Kosovës