Ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, gjatë së hënës, kanë marrë pjesë në një stërvitje ushtarake mbrojtëse, transmeton KosovaPost.
Kjo stërvitje është zhvilluar në kampin “Bondsteel”, ku kanë marrë pjesë ushtarë të SHBA-së, Gjermanisë dhe Turqisë.
Sipas një njoftimit, kjo stërvitje është bërë për të provuar operacionet e koordinuara të mbrojtjes, për të forcuar procedurat e mbrojtjes së forcave dhe për të rritur aftësitë e reagimit ndaj emergjencave.
“Stërvitja bashkoi personelin e Forcave të Armatosura të SHBA-së, Gjermanisë dhe Turqisë dhe vërtetoi aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur shpejt kërcënimeve të mundshme, për të koordinuar veprimet mbrojtëse dhe për të ruajtur gatishmërinë operacionale në mbështetje të stabilitetit rajonal.”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
Ish-lojtari i Milanit, Ignazio Abate bëhet trajner i klubit të Serie A
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut