Ministri i Mbrojtjes së Suedisë, Pål Jonson, ministrja e Energjisë dhe Ekonomisë, Ebba Busch, dhe ministrja e Arsimit dhe Integrimit, Simona Mohamsson, mbajtën një konferencë për shtyp lidhur me mbështetjen suedeze për Ukrainën.
“Çështja e Ukrainës është edhe çështja jonë”, tha Ebba Busch.
“Situata në Ukrainë është shumë serioze”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, raporton Aftonbladet.
Suedia do të kontribuojë, së bashku me Norvegjinë dhe Danimarkën, në iniciativën amerikane për shitjen e pajisjeve ushtarake që do të dhurohen për Ukrainën.
Suedia do të kontribuojë me 275 milionë dollarë, bëri të ditur Jonson gjatë konferencës.



Të tjera
Nëntë cepat më të papastër të shtëpisë tuaj
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është predikimi i paqes
SHBA-ja propozon rezolutë në OKB për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit