Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla ka reaguar pasi Gjykata ka dënuar me 6 vjet burgim Jelena Gjukanoviq, ish-zyrtare e OSBE-së për veprën penale të spiunazhit.
“Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë” ka shkruar Sveçla.
Postimi i plotë
Institucionet shtetërore të Republikës sonë, si kurrë më parë, janë angazhuar në zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit të spiunazhit në vendin tonë, i cili ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
Ndërkohë që institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë.
Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet.



Të tjera
Japonia po e mahnit botën, trajneri e tregon çelësin e suksesit
Bota sytë nga Zvicra, SHBA dhe Irani nisin negociatat vendimtare
“Superpuna për Gratë”, kryeminsitri njofton skemën e re për punësimin e grave