Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk mundën të qëndronin në seancën e sotme të Kuvendit pasi sipas tij po tentohej të kaloheshin tri projektligje që e rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë.
Tahiri ka shtuar se “nuk mund të bëhen palë të kësaj qeverie që, përmes Kuvendit të Kosovës, orvatet të ushtrojë kontroll autoritar, t’i frikësojë dhe t’i kap mediat, gjyqësorin dhe administratën publike”.
“Nuk mund të vazhdonim të qëndronim në seancën e sotme të Kuvendit ku po tentohej të kaloheshin tri projektligje që rrezikojnë lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike të zyrtarëve publikë. Ne nuk mund të bëhemi palë të kësaj qeverie që, përmes Kuvendit të Kosovës, orvatet të ushtrojë kontroll autoritar, t’i frikësojë dhe t’i kap mediat, gjyqësorin dhe administratën publike.”



Të tjera
Ky helm që të gjithë e përdorim shkakton sëmundjet më të këqija
Vitamina D ndikon në jetëgjatësinë e pacientëve me kancer
Gjashtë pajisje shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur janë të fikura