Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe raportin me PDK-në.
Ai tha se si parti nuk kanë flirtu dhe nuk i kemi dhënë mundësi kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kompromis.
“Mendoj që është angazhimi ynë politik gjatë kësaj dekate të fundit ku kemi qëndru ne dhe VV që e bën të pamundur një koalicion, ne kemi qëndru për çështje krejt të tjera, ata për çështje krejt të tjera”.
“Me qeverisjne e PDK-së nuk ka ndodhur asnjë herë ky inflacion, mos rritja e pensioneve, rritje e çmimit të energjisë elektike, ngritja e tatimit në pronë, pagat e njëjta. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, tha Tahiri.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve