Tre persona u plagosën në një të shtënë në Times Square të New Yorkut.
Një person është arrestuar dhe pyetur për incidentin, thotë agjencia amerikane.
Të shtënat ndodhën rreth orës 1:20 të natës në një nga destinacionet më të njohura turistike në New York.
New York Times shkruan se viktimat janë një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar, të cilët u goditën në këmbë, dhe një 18-vjeçare, e cila u godit në qafë.
Zëdhënësja e policisë deklaroi se ata nuk janë në rrezik për jetën.
Të shtënat ndodhin në kohën e fushatës zgjedhore për kryebashkiakun e qytetit, ku lufta kundër kriminalitetit është një nga temat kryesore. /Telegrafi/



Të tjera
Fetoshi: Kërćënimi nga “Brigada e Veriut”, sinjal për qëllimet e Serbisë para zgjedhjeve
Peci takon strukturat e partisë në Mitrovicë: Që pesë vjet, në studiot televizive flitet se si partia Guxo nuk ekziston
Irani akuzon SHBA-në për `aventurë ushtarake të pamatur`