Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar nga Kina pas zhvillimeve të fundit në Zveçan, duke deklaruar se situata për serbët në Kosovë do të bëhet edhe më e vështirë.
Ai tha se Serbia po pret ndryshime në arenën ndërkombëtare që, sipas tij, do të mundësonin realizimin e kërkesave serbe ndaj Kosovës.
Vuçiq akuzoi vendet perëndimore për mbështetje të njëanshme ndaj Prishtinës dhe pretendoi se ndaj Serbisë po përdoren standarde të dyfishta.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur institucionet e Kosovës kanë intensifikuar veprimet kundër strukturave paralele në veri të vendit.



Të tjera
Kurti: Punëtorët që humbin vendin e punës do të mbështeten nga shteti
Kurti shkruan në librin e zisë për Hafiz Gagicën: Figurë e rrallë e mërgatës shqiptare
McKinney viziton Kosovën, theksohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë