Është tensionuar situata në seancën gjyqësore ku i akuzuari Dardan Krivaqa për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, po u përgjigjej pyetjeve të avokatit, Skender Musa.
Babai i Marigonës ka dalë nga salla duke iu drejtuar avokatit të Krivaqës me fjalët “Hajn”, “Matrapaz”.
Avokati e ka pyetur Krivaqën, “A ke dasht me vra Marigonen”.
Krivaqa ka deklaruar “Me dasht me vra Marigonen ka pas 100 lloje te ndryshme as qe e kam mendu najher te ndjerën të vdekur e leje me vra asnje person skam mendu me vra ka pas persona qe me kane ba shume keq po asnjehere skam mendu me vra kerkan. “
Seanca është ndërprerë dhe pritet të vazhdojë në ora 13:00.
Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.
Por, rasti është kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë.
Të tjera
Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Peci: Fati që nuk është zbuluar ndonjë sekret shtetëror, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita
Tërmeti i fuqishëm në Mianmar që preku edhe qytetet e tjera, momenti kur një ndërtesë gjigante shembet në Tajlandë
Dërguti për Kurtin: E ka fokusin tek vetvetja, një lloj narcisizmi që Kosova po e paguan çmimin