38-vjeçari Bekim Skora i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bekim Skora, 38 vjeç, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim), për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.



Të tjera
“Superushqimet” që s’duhet të mungojnë kurrë në kuzhinë
Shenjat përpara një sulmi kardiak
Përbërësit bimorë ndalojnë efektin e trajtimit tek pacientët me kancer