Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka mbikëqyrur sot punimet që po bëhen në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
BIK ka publikuar fotografi nga punimet duke thënë se gjithçka po ec sipas planit.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot pa nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Punimet në ndërtimin e kësaj xhamie janë duke ecur sipas planit të paraparë, për çka Myftiu Tërnava u shpreh tejet i kënaqur”, thuhet në njoftimin e BIK.



Të tjera
Të vegjlit e kafshëve që ua marrin zemrën menjëherë
Shoqata e Qumështoreve kërkon ndalimin e vajit të palmës në industrinë e qumështit: Po dëmton fermerët dhe konsumatorët
Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate