Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka takuar Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Safi Arpagush, gjatë vizitës në Turqi, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit të BIK-ut, gjatë këtij takimi është folur edhe për rrjedhën e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ndërtimi i së cilës është financuar po nga Dijaneti.
Aty thuhet se janë shqyrtuar mundësitë për përshpejtimin e punimeve, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të ndërtimit.
“Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rrjedhës së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, me ç’rast u theksua nevoja për vazhdimin e punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe shqyrtimin e mundësive për përshpejtimin e tyre, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Vishuni me stil
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante