Spektakli Post Big Brother VIP Albania nisi me shumë energji, por vëmendja shkoi menjëherë te deklaratat e bujshme të Laertit për fituesin e këtij edicioni, Gjestin.
Pas përfundimit të finales, Laerti kishte komentuar ashpër, duke thënë se “Big Brother-in e fitoi një analfabet funksional që shkatërroi shtëpinë dhe çoi në rrënim një vajzë”, duke iu referuar Eglit.
Përplasja mes Laertit dhe Gjestit në studio ishte e pashmangshme. Laerti theksoi se qëndron ende pas fjalëve që ka thënë dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ato deklarata.

Më pas, në lidhje me këtë çështje, u pyet edhe Egli, e cila u shpreh se gjendja e saj emocionale e rënduar gjatë qëndrimit në shtëpi nuk ishte më një sekret për askënd.
Kur Ledioni e pyeti drejtpërdrejt nëse e konsideron veten të “shkatërruar” nga marrëdhënia me Gjestin, Egli u përgjigj: “Jo, për sa kohë jam këtu, jam mirë dhe e lumtur, nuk mund të them se jam e shkatërruar”
Spektakli vazhdoi me shumë emocione, ndërsa debatet dhe reflektimet e banorëve sollën në skenë edhe një herë intensitetin që shoqëroi këtë sezon të Big Brother VIP Albania.
Të tjera
Shkroi mbishkrime provokuese në Leposaviq, gruaja shoqërohet në polici
Kurti pas hapjes së urës: Urime qytetarëve të Mitrovicës
Nuk është garë e ping-pongut ndërtimi i institucioneve