Në protestën pro-UÇK në Tiranë, fjalim mbajti edhe ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu.
Moisiu tha se në Tiranë janë mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar dhe për të ngritur zërin kundër padrejtësive.
“Sot jemi mbledhur këtu, në zemër të Tiranës, për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar. Jemi këtu për të ngritur zërin kundër padrejtësisë, që po u bëhet luftëtarëve të UÇK-së të cilët luftuan për lirinë e atdheut”, u shpreh ai.
Moisiu po ashtu kujtoi takimin e ish-presidentin Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin në Hagë, në vitin 2022.
Për këtë takim, Moisiu tha se nga ta kuptoi që ata nuk ishin të frikësuar, por ishin trima.
“Ata nuk kanë kryer krime, por kanë kryer detyrën më të lartë që njeh historia. Çlirimin e Kosovës, dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj që drejtësia do të bëjë punën e saj”, u shpreh tutje ish-presidenti shqiptar.



Të tjera
Ushqimet që mund t’i konsumoni në mëngjes dhe ato që duhet t’i shmangni
Reagon AUV: Analizat e qumështores “Vita” të marra në korrik janë ende në proces
Rezultatet e testit të arritshmërisë, nxënësit dhanë më shumë rezultat në anglisht se sa në shqip