Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ministrat dhe deputetët e PS-së në këtë qark, vetëm një ditë pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë.
Edi Rama: Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është një histori drejtësie plot pikëpyetje që s’dihet sa do zgjasë të mos e marrë peng pafundësisht kryeqytetin dhe punët e tij. Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qyterarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur.
Tirana ka nevojë për një kryetar. Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej shtatë muajsh për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja



Të tjera
Muja: Çdo pronë e uzurpuar do t’i kthehet Ministrisë
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës
Mjekët shpjegojnë se si drita e telefonit humbet rritjen e trurit tek fëmijët