Ligjëruesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka kritikuar ashpër kandidati nga Republikanët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ai ka thënë se Trump, në debatin e mbrëmshëm përball demokratit Joe Biden, ka qenë 99% i pasaktë në ato që ka thënë, përcjell Bota sot.
Sipas profesorit, një fitore e mundshme e Trumpit, do të thoshte tragjedi më e madhe amerikane që nga pavarësia e deri më sot.
Reagimi i Krakit në Facebook:
Duke e shiku debatin Joe Biden vs Donald Trump në CNN
Dhe është hera e parë në historinë moderne që një kandidat i dënuar penalisht, garon për zyrën ovale. Duket shumë larg ajo koha kur thuhej se «në Amerike nuk mundesh me garu në zgjedhje, nëse ke pasë probleme me drejtesinë».
Merreni me mend, personi që ka gjasa të jetë shefi i botës, është 99% i pasaktë dhe rrenc në ato që thotë.
WTF!
Të tjera
Kievi dhe Uashingtoni marrëveshje për dronët
Standardet e njëjta duhet të vlejnë për të gjitha pakicat, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë
Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së