Psikologu klinik, Aria Campbell-Danesh, ka ndarë tre shenja kritike që tregojnë se është koha të largoheni nga lidhja në të cilën jeni.
“Shenja e parë është të nëse ndiheni vazhdimisht të mosrespektuar ose të nënvlerësuar. Respekti i ndërsjellë është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme dhe pa të, lidhja ka të gjasa të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi”, shpjegon psikologu.
Shenja e dytë sipas ekspertit, është nëse vëreni mungesë përpjekje nga partneri i juaj për të adresuar çështjet e përsëritura.
“Marrëdhëniet kërkojnë që të dy partnerët të punojnë për problemet dhe të rriten së bashku. Nëse vetëm një person është i përkushtuar për t’i përmirësuar gjërat, kjo është një shenjë e çekuilibrit që mund të çojë në pakënaqësi”.
“Së fundi, nëse e gjeni veten duke kompromentuar vazhdimisht vlerat dhe lumturinë tuaj vetëm për të ruajtur paqen. Një marrëdhënie duhet të përmirësojë jetën tuaj, jo ta vështirësojë atë”, theksoi ai.
Të tjera
Në arrati prej 2 muajsh, motrat Berisha strehohen në Dubai, si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur
“Ju thash’ vllazni, e bash qata m’vranë…”, Bardhi rrëfen vështirësitë ekonomike në këngën e re
Kosova krah Izraelit, mesazh i fuqishëm për Brukselin: Serbia nuk mund të…