Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturash në Vushtrri, përkatësisht në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur sot, konfirmon për media zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 11;00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar tre persona”, thuhet në konfirmim.



Të tjera
Jetëgjatësia e qenit varet edhe nga ngjyra
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harrojmë sakrificën
KEDS njofton për punimet në rrjet për sot